Përballja ndërmjet boksierit bulqizak, Mike Gjetan Keta kundra Vincent Feigenbutz e cila ishte parashikuar të zhvillohej në datën 23 shtator është anuluar.
Një lajm i tillë është bërë me dije nga vëllai, por njëkohësisht edhe trajner i tij, Ismail Keta me anë të një statusi në profiling e tij në Facebook.
Sipas Ketës, shkaku i shtyrjes së përballjes ka qenë numri i madh i kërkesave për bileta si dhe mungesa e sallës për të tillë ndeshje.
Për këtë, me kërkesë të promotorit gjerman Sauerland dhe Tv Gjerman Sat 1, përballja mes Mike Gjetan Keta kundra Vincent Feigenbutz do të shtyhet për në datën 3 dhjetor.
Keta ju bën thirrje të gjithë të interesuarve për këtë përballje që të mos presin biletat.
/tvbulqiza.al