Në fshatin Smollik të Bulqizës, policia ka kontrolluar territorin dje dhe ka zbuluar një parcelë të mbjellë me kanabis. Afro 806 bimët kishin marrë aq zhvillim sa kishin arritur lartësinë e një peme, deri në 2.5 metra.
Policia i ka prerë bimët e larta dhe i ka djegur, ndërkohë që ka veçuar disa prej tyre si provë materiale për ekzaminime laboratorike.
Sipas policisë, asnjë person nuk është identifikuar si autor i kësaj bimësie.
Hetimet do të vazhdojnë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër.