E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Sadiku e Kukeli, drejt grupeve e E. League

1472221676sadikuuu
Dy futbollistët shqiptarë që luajnë për skuadrën e Zyrihut, janë bërë këtë sezon pjesë e një precedenti që ndodh rrallë në futbollin Europian.
Armando Sadiku dhe Burim Kukeli luajnë me Zyrihun, që militon në ligën e dytë zvicerane, por këtë sezon merr pjesë në grupet e Europa League.
Zyrihu ra sezonin e kaluar nga kategoria në Zvicër, por në fund çuditërisht arriti të fitojë kupën dhe për këtë fakt merr pjesë direkt në grupet e Europa League.
Skuadra zvicerane, që ka në organikën e saj edhe dy lojtarët e kombëtares shqiptare Armando Sadiku dhe Burim Kukeli, është vendosur në Grupin L nga shorti i hedhur këtë të premte, së bashku me Vilarealin, Steauan e Bukureshtit dhe skuadrën turke të Osmanlispor, shkruan Top-channel.
U fol shumë këtë merkato vere për një transferim të mundshëm të Sadikut drejt një kampionati më të fortë, por duket se drejtuesit e Zyrihut kanë vendosur ta mbajnë të paktën edhe për një sezon sulmuesin e kombëtares shqiptare.
/ tvbulqiza.al
 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit