Një kompani në Malmoe të Suedisë dyshohet se ka zhvilluar aktivitetin illegal të piraterisë, nën të cilën ka rënë edhe kompania DigitAlb. Pas operacionit policor janë arrsetuar 3 persona si edhe janë sekuestruar disa mjete që po shërbejnë për hetimet e mëtejshme.
“Në mënyrë që operohet në këtë biznes pa patur probleme duhet të kesh leje transmetimi nga secili kanal. Ky është ligji dhe asgjë nuk mund ta anashkalojë. Mbi 2000 kanale televizive, përfshirë dhe ato të DigitAlb janë piratuar”, deklaroi prokurori Henrik Rasmusson.
Këto kompani kanë bërë kallëzim duke shprehur se kompania me bazë në Malmo nuk ka liçencë për të bërë rishpërndarjen e programeve të tyre; dy prej tyre, Diva dhe Bein Media Group kërkojnë dëmshpërblim prej 200 milionë.
Një menaxher i lartë në njërën prej kompanive e quan këtë një krim të organizuar të shtrirë në 7-8 shtete e jo vetëm në Suedi. Po kështu rezulton që në këtë skemë të jenë përfshirë dhe disa shqiptarë që kanë platforma të ngjashme në këto shtete, si ATN, Nimi TV, Top AL, Diaspora TV dhe Shqip TV, të cilët janë në investigim.