Ekzistonte prej kohësh si një legjendë urbane, por ka qenë një 19 vjeçar ai që ka arritur të kapë peshkun gjigant 3 metra të gjatë, i cili peshonte 295 kilogramë, pranë qytetit të Lillooet, në lumin Fraser të Kanadasë.
Peshkatarësh ishin në dijeni të këtij lloji, por prej dekadash nuk e kishin parë atë. Për “përbindëshin” tri metra të gjatë, janë ngritur legjenda nga banorët e kësaj zone për më shumë se 40 vite, falë madhësisë dhe hundës së çuditshme ngjyrë rozë. Mendohet që përpara 40 vjetësh të kishte dëmtuar hundën, e cila mori edhe formën komikë dhe banorët vendas e identifikonin atë si peshku “hundëderr”.
Askush nuk e di origjinën e këtij peshku, por besohet ai besohet të jetë rreth 80 vjeç duke u bazuar te madhësia e tij gjigante.