Policia e Bulqizës ka arrestuar mëngjesin e sotëm shtetasin F.A pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike mbi nënën e tij H.A.
Është ende e paqartë se cilat kanë qenë shkaqet që kanë çuar 55-vjeçarin të ushtrojë dhunë mbi 101 vjecaren, por bëhet e ditur se ngjarja e ndodhur në banesën e tij ka pasur motive të dobëta.
Pas arrestimit për veprën penale “Dhunë në familje”, cështja i ka kaluar në shqyrtim Prokurorisë së Dibrës.