Jo vetëm doli nga zgjedhjet e kaluara lokale me një vrimë në brrekë, por edhe tani po bëhet preha e parabetejave elektorale të vitit të ardhshëm.
Partitë po provojnë forcat para ndeshjes të vitit tjetër dhe kanë mësyer atje të gjitha bateritë kombëtare dhe lidershipet lokale.
Provojnë taktikat dhe aleancat, forcën e propagandës, thasët, kërcënimet, akuzat reciproke.
Duket si një makinë rrangallë që e kanë ngritur në tako për ta provuar në shpejtësi.
Si copë shalqi, marrë aty ke lulja, për të pa në është i kuq apo kungull.
Sa keq për dibranët e shkretë që meritojnë të lihen rehat që kandidatët në vend të bëjnë show në televizionet kombëtare, të paraqesin plane për zhvillimin e lagjeve dhe katundeve të zonës.
E çfarë mund të bëjnë kur bashkia është bërë si komitet ekzekutiv i kohës të aksioneve me goditje të përqendruara???
Asgje. Merru taksa katundarëve dhe jepua qytetarëve që kontrollojnë këshillin popullor të qytezës.
Të isha unë si dibranët do të kërkoja një garë lokale nga kandidatët që nuk duhet të pranojnë të paraqiten si gra të shoqëruara nga burrat e Tiranës, apo si takim me prindër, dhe nuk do të shkoja te asnjë miting me të deleguar nga Tirana.
Një çikë dinjitet zotërinj Rama dhe Shehu. Mos u paraqitni sikur keni nevojë për mbështetje nga Tirana.
Pse koka turku ne dibranët do të na bëni ju o tiranallij ?