E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Ndalen Roma dhe Interi, Torino shkatërron Bolonjën

Cagliari's Marco Borriello (R) scores the goal during the Italian Serie A soccer match Cagliari Calcio vs AS Roma at Sant'Elia stadium in Cagliari, Sardinia island, Italy, 28 August 2016. ANSA/GIUSEPPE UNGARI
Cagliari’s Marco Borriello (R) scores the goal during the Italian Serie A soccer match Cagliari Calcio vs AS Roma at Sant’Elia stadium in Cagliari, Sardinia island, Italy, 28 August 2016.
ANSA/GIUSEPPE UNGARI

Në javën e dytë të Serisë A vjen edhe hapi i parë fals i Romës, e cila konsiderohet si një nga pretendentët në luftën për titull.  Vedhekuqtë kryesuan 2-0 ndeshjen në transfertë kundër Cagliarit, por në fund lëshuan terren dhe vendasit e barazuat rezultatin 2-2, duke bërë që skuadra e Spaletit të marrë vetëm një pikë nga kjo sfidë, shkruan SYRI.net.
Jo më shumë se një pikë ka mundur të marrë edhe Interi në ndeshjen e luajtur sot bë shtëpi ndaj Palermos dhe që u mbyll në barazim 1-1.
Spikat fitorja e thellë e Torinos, e cila ka shkatërruar me rezultatin 5-1 Bolonjën. Ndërsa fitore kanë marrë edhe Fiorentina, Genoa, Samdoria dhe Sassuolo. Pas mbylljes së javës së dytë të Serisë A kryesojnë më pikë të plota (6 pikë) vetëm 4 skuadra: Genoa, Juventus, Sampdoria dhe Sasuolo.
Inter 1 – 1 Palermo
Crotone 1 – 3 Genoa
Sampdoria 2 – 1 Atalanta
Udinese 2 – 0 Empoli
Cagliari 2 – 2 Roma
Fiorentina 1 – 0 ChievoVerona
Sassuolo 2 – 1 Pescara
Torino 5 – 1 Bologna

Artikuj te ngjashem

Me te fundit