Trajneri i Bajernit të Mynihut, Carlo Ancelotti, me datë 2 shtator do të udhëtojë drejt Tiranës për të promovuar librin e tij.
Tekniku italian do të ketë një takim special me kryeministrin Edi Rama dhe disa të ftuar specialë në fushën e sportit, shkruan Neësbomb.
Ky takim do të mbahet në datën dy shtator në orën 18:30 në ambientet e kryeministrisë, ndërsa ardhja e Ancelottit në Shqipëri pritet të ndiqet me interes nga shumë sportdashës pasi ai ka drejtuar më parë Milanin dhe së fundmi gjigantët e Bajernit të Mynihut.
/tvbulqiza.al