Komandati në largim i KFOR-it, Guglielmo Luogi Miglietta, ka vlerësuar se me gjithë se në Kosovë është një situatë të qetë, gjendja është po aq fragjile, transmeton KTV. Kështu u shpreh ai gjatë një konference me gazetarët, në prag të largimit të tij nga kreu i KFOR-it në Kosovë.
Gjenerali Guglielmo Luogi Miglietta e përfundon mandatin në krye të KFOR-it më 1 shtator.
Duke folur për demarkacionin me Malin e Zi, komandati në largim i KFOR-it, Guglielmo Luogi Miglietta, ndonëse e ka konsideruar çështje të brendshme të shtetit të Kosovës, ai ka treguar se Komisioni ndërkombëtar i udhëhequr nga ish presidentja Jahjaga ka kërkuar nga ta hartat për të vërtetuar vijat kufitare dhe, sipas tij, ata kanë pasur një takim me këtë komision ne marsin e këtij viti.
I pyetur nga mediat për protestën e 1 shtatorit dhe sigurisë, ai ka theksuar se beson në Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, por nuk ka përjashtuar mundësinë e intervenimit nëse një gjë e tillë kërkohet.
Komandati i KFOR-it potencoi se intervenimi i tyre mund ta kthejë Kosovën në 1999.
Guglielmo Luogi Miglietta – komandant në ikje i KFOR-it e ka cilësuar njollë të zezë për Kosovën atë që ka ndodhur dje në Mushtisht të Suharekës, e cila, sipas tij, mund ta kthejë Kosovën 17 vjet mbrapa. Ai e ka cilësuar se Kosova megjithëse është në një situatë të qetë, gjendja është po aq fragjile.
Miglietta, i cili përfundon mandatin më 1 shtator, ka dënuar aktin e hedhjes se bombës ndaj shtëpisë së drejtorit të RTK-së, duke theksuar se nuk do të flasë asnjë fjalë, pos që u bashkohet deklaratave të zyrtarëve të tjerë shtetërorë e ndërkombëtarë.
/tvbulqiza.al