E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Obama do të takohet me Erdoganin më 4 shtator

44A39C15-0E70-4BDE-BDC8-C65534710F0C_w987_r1_sPresidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama do të takohet me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, më 4 shtator, përpara samitit të G20 që do të mbahet në Kinë këtë fundjavë, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Presidenti Obama dëshiron që të diskutojnë lidhur me puçin e dështuar ushtarak në Turqi “si dhe për fushatën kundër IS-it dhe përpjekjeve tona për të promovuar stabilitet në Siri dhe për përgjigjen ndaj krizës së refugjatëve”, ka thënë zëvendëskëshilltari për Siguri Kombëtare, Ben Rhodes.
Takimi Obama-Erdogan është planifikuar të zhvillohet më 4 shtator.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit