E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Reagim i nënkryetarit të PD dhe kreut të shtabit të fushatës në Dibër, Edi Paloka

Edi Paloka
Çfarë lidhje ka Damian Gjiknuri me Dibrën? Gjobat e energjisë?! Prerjen e dritave për ata që nuk paguajnë dot?! Faturat abuzive të energjisë që po u rrjepin edhe qindarkën e fundit?! Mungesën e energjisë në pjesën më të madhe të Dibrës, apo kërcënimin, energji në këmbim të votës?!
Deputetët e Partisë Demokratike janë atje në respekt të qytetarëve dibranë dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Janë atje në respekt të traditave dhe qytetarisë Dibrane ndryshe nga rilindja që kërkon ta lërë Dibrën e dibranët peng të mafias, që së fundmi ka zbarkuar në Dibër me bekimin e Edi Ramës. E gjithë Dibra e di që Muharemi asnjë synetllik nuk bën dot më pa marrë leje tek mafja që e ka kapur për veshi, e jo më të drejtojë një bashki. Të gjithë ramët, i madhi dhe i vogli, e dinë që Dibra ua ka vënë vizën, ndaj kanë sjellë çdo bandit e kriminel për t’u marrë votën. Por Dibranët as nuk shiten as nuk blihen. Këtë do t’ia tregojnë më 11 Shtator duke votuar Sherefedin Shehun.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit