Policia e Dibrës ka gjetur ditën e sotme trupin e pajetë të 10 vjeçarit me iniciale I. Xh., që ishte raportuar i humbur ditën e djeshme nga babai i tij.
Pas marrjes së njoftimit nga babai i fëmijës ditën e djeshme, policia ka kryer kërkime nga ura e fshatit Katund i Ri, deri tek ura e fshatit Muhurr, në një distancë rreth 5 km, ku rreth orës 09:30 tw mwngjesit tw sotwm, në vendin e quajtur “Shenjat e Brezhdanit”, mbi urën e fshatit Muhurr, u gjetu trupi i pajetë i fëmijës.
I mituri ishte parë për herë të fundit rreth orës 15.00 duke u larë në lumin Drin, në fshatin Katund i Ri, Peshkopi.
10 vjeçari ishte banues në fshatin Mazhic të Bulqizës.
Sipas policisë nga këqyrja paraprake e kufomës e kryer nga eksperti mjeko-ligjor rezultoi se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër, përveç asaj të mbytjes.
Dyshohet paraprakisht se shkaku i humbjes së jetës është si pasojë e mbytjes në lumë.
Aktualisht grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje.
GE/ tvbulqiza.al