E enjte, 28 Nëntor, 2024

Një çam bio në Dibër kundër Shpëtim Idrizit: Ja pse je një çam i keq!

idrizi-camPo bën gjithnjë e më shumë përshtypje roli i panatyrshëm i Shpëtim Idrizit në zgjedhjet për bashkinë e Dibrës.
Kjo, pasi kreu i PDIU-së po i jep një ngjyrim të denatyruar aksionit të kësaj partie politike e cila ka lindur dhe punon si e tillë vetëm për të vënë në jetë “çështjen çame”: pra njohjen dhe realizimin e të drejtave të shqiptarëve të krahinës së Çamërisë, e cila është masakruar dhe dëbuar nga Athina zyrtare, transmeton boom.al.
Lobimi dhe ndërkombëtarizimi i kësaj çështjeje, duke mos u përfshirë në politikën pragmatiste të ditës, (ku ka sjellë shprehjen që është më shumë një batutë tavoline: “Çam nuk lind, bëhesh”), do të ishte roli primar i PDIU-së. Dhe delegacionet e saj do të duhet të shiheshin në Bruksel, Strasburg, Nju Jork, Gjenevë, Vjenë etj, ku dhe kanë selitë organizatat ndërkombëtare.
Nëse do të rrinin pa lëvizur, do të shtynin të miratohej ndonjë rezolutë apo dokument që do të bindte çamët se PDIU është partia që pretendon se mbron interesat e tyre, atëherë do ta votonin pa asnjë hezitim.
Por Idrizi me ndërhyrjen brutale në bashkinë Dibër, ku po përdor njerëz dhe jo korrektë përballë ligjit po prish edhe imazhin e çamëve. Një reagim i ashpër ka ardhur nga mjeku Edmond Hasani, i cili është dibran i lindur, por që ka një prejardhje të pastër çame.
Babai i zotit Hasani, një intelektual i spikatur, Gjyzel Hasani ishte një çam që u dashurua me Dibrën dhe nga Dibranët. Kjo familje me profiling e saj qytetar, padyshim që krijoi një imazh për çamët që asokohe nuk njiheshin në një cep të vendit që është Peshkopia.
Ja ç’shkruan Edmond Hasani në statusin e tij:

“Perpiqem , si i vetmi cam bir Diber te mirkuptoj ‘camet’ e Dibres dhe interesat e tyre te ngushta personale qe detyrojne njerez hallexhinj e te papune, shprese vrare e enderrimtare , batakcinj e mashtrues qe nen siglen e Camerise se vuajtur dhe heroike shqiptare konvertohen nga dibrane safi ne ”cam’!
Mbaj mend disa came te nderuar qe ne vitet e diktatures jetuan e punuan ne Diber, si babain tim Gjyzel Hasani, veteriner Kasemin,,gazetarin e zp Hamdi Jupe dhe natyrisht zyshen e nderuar, te ndjeren Ani Stafa ! Ishin shembuj ndershmerie e qytetarie ! Tani une shikoj ”camet” dibrane aktuale, njerez te njohur te mi, shok, miq ,anonime ,,,! Nuk di si do reagonin keta nese dikush tjeter per perfitime personale, ekonomike, financiare apo politike do perdorte vendlindjen e tyre si maske!
Nuk di nese dikush prej tyre si ‘cam’’ do kercente vallen e Celo Mezanit apo te me fliste per Abedin pashe Dinon, per kriminelin Napoleon Zerva apo per masakren e Paramithise, nuk di nese zonjes se nderuar deputete me origjine dibrane dhe nuse Camerie Mesila Doda i duket moralitet i shendoshe camezimi i Dibres ama di nje gje; Shpetim Idrizi eshte cam i keq !”
Dhe vërtet që statusi i hasanit, i cili evokon qytetari më shumë se qëndrim politik ka të vërtetën e madhe bipatizani.
Gazetai Hamdi Jupe, një çam nga fshatrat e Konispolit ka jetuar në Peshkopi për shumë vite, ku ka qenë mësues gjuhe dhe letërsie.
Jupe dhe bashkëshortja e tij po mësuese lanë një emër të mirë në Dibrën e vogël dhe të ndjeshme ndaj rolit të individit.
Por tani në fushatën elektorale, asnjë nga këta identikite që përshkruan Mondi nuk janë çamët që kërkojnë bashkinë e Dibrës.
Por janë ata që kanë dalë nga aksioma e llahtarshme: “Çam nuk lind por bëhesh”, që s’ka asgjë me identitetin bio dhe të patjetërsueshëm.
PDIU mund të marrë edhe një këshilltarë më sumë më 11 shtator, or do të humbë padyshim një imazh duke hapur hendek mes shqiptarësh: “çamë e jo çamë”.
Por jo çamë”.
Por Shpëtim Idrizit nuk i intereson imazhi dhe pasqyrimi i vlerave çame: atij i duhen drejtorë patentash dhe hipotekash për të mbushur xhepat.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit