Policia ka gjetur dhe asgjësuar 16.000 bimë narkotike kanabis, në malin “Ballenjë e Madhe”.
Sipas bulve të Bulqizës bimët janë gjetur në 5 parcela, në njësinë administrative Martanesh, në një vend shumë të thepisur dhe të rrethuar me pemë Ah.
Bimët e zbuluara varionin me përmasa nga 90 cm, në 170 cm.
Gjatë kontrollit të ushtruar përreth është konstatuar një vend qëndrim i mbuluar me plastmas, ku brenda tij është gjetur një armë zjarri “Kallashnikov” dhe 55 copë fishekë.
Aktualisht po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.
GE/ tvbulqiza.al