E enjte, 21 Nëntor, 2024

Banorët: Na kanë lënë me muaj në errësirë, sot na thonë na jepni votën t’u lidhim dritat

Sh Shehu
Kandidati për kryebashkiak të Dibrës Sherefedin Shehu u takua me banorë të fshatrave Rreth-Kale, Vajmëdhej dhe Reç. Infrastruktura rrugore dhe bujqësore si dhe furnizimi me ujë janë problemet parësore të banorëve. Zoti Shehu theksoi se ndërmarrjet e Bashkisë, ajo e Mirëmbajtjes, Ujësjellësi dhe Bordi i Kullimit do të vihen në punë 24 orë për t’u shërbyer banorëve në përmirësimin e infrastrukturës, ujësjellësit dhe riparimit e pastrimit te kanaleve vaditëse.Kandidati për kryebashkiak Sherefedin Shehu u njoh dhe me shqetësimin e banorëve për furnizimin me energji. Banorët u ankuan se dhe pse ua kanë ndërprerë energjinë, pasi s’kanë mundësi ta paguajnë, faturat vazhdojnë t’ju vijnë. Ata treguan se së fundmi punonjësit e OSHEE –së u kanë premtuar lidhje të energjisë në këmbim të votës, por u shprehën të bindur se pas zgjedhjeve do t’ua presin sërish.Zoti Shehu theksoi se në Bashkinë e Dibrës nuk do të ketë më asnjë familje që do të rrijë në errësirë se s’paguan dot energjinë. Bashkia do të vërë në dispozicion një fond të posaçëm për familjet në pamundësi ekonomike për t’u paguar faturën e energjisë që fëmijët të kenë mundësi të mësojnë në dritë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit