E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Matësa dixhital për energjinë

sahatiii-620x330Operatori i  Sistemit të Shpërndarjes ka njofrtuar se për 4600 abonentë për shkak të niveleve të ulëta të tensionit do të vendosen matësa dixhital, të cilët operojnë edhe në nivele të ulëta.
OSHEE ka hapur tenderin për të blerë aparate për  klientët e 4 zonave: Shkodrës, Lezhës, Librazhdit dhe Niklës në Fushë Krujë. Për periudhën pa matje abonentët familjarë do të faturohen në bazë të mesatares së tyre vjetore.
“Nëse do të flasim për periudhën nga shtatori deri në dhjetor të 2016, kjo do të bëhet konform mesatares së këtij sezoni që kanë pasur vetë këta oponentë”, shprehet Petral Lika,  drejtor i divizionit të shpërndarjes në OSHEE.
Aparatet që do të vendosen mund të lidhen online me qendrën pas përfundimit të një tjetër projekti që lidhet me ndërtimin e rrjetit të komunikimit dhe serverave kompjuterikë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit