Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë në mesnatë në Tiranë dhe në zonat përreth. Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Europiane tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 ballë.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 50 km nga Tirana, ndërsa është regjistruar në orën 00:20 minuta së të enjtes, lëkundjet janë ndjerë edhe në Bulqizë.
Tërmeti është ndjerë edhe në disa qytete të tjera të vendit, por edhe në Maqedoni.
Nuk ka të dhënë për dëme materiale.