Efektivët e policisë së Bulqizës kanë gjetur dhe asgjësuar 1250 bimë narkotike kanabis sativa, në fshatin Shpukth.
Droga u gjet e mbjellur në një parcelë, në vendin e quajtur “Ara e Bicës”.
Nga kqyrja e bërë nga grupi hetimor rezultoi se në këtë parcelë ishin të kultivuara 1250 bimë narkotike kanabis sativa.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.
GE/ tvbulqiza.al