E enjte, 28 Nëntor, 2024

Adriatik Cami, djali nga Golloborda, kampion i Europes ne Kick Box

Adriatik Cami
Golloborda, treva me cilesi te veçanta ne Qarkun e Dibres, e cila deri me tani njihet an e mbane vendit, per ndertuesit specialiste duararte dhe talentet e spikatura ne sportin e bukur e burreror te mundjes, tashme do te permendet edhe ne sportin e Kik Box, ku djali I saj Adriatik Cami me 4 qershor te ketij viti u shpall kampion Europe ne peshen 75 kg ne Petrich te Bullgarise.
Ja ç’fare tregon bashkeshortja e xhaxhait te Adrianit, Nexhmie Cami, per femijerine e Adrianit
Veprimtaria sportive e Adriatik Camit, nisur ne vitin 1999, kur sapo kishte mbushur 20 vjeç, ne Pire-Athine te shtetit fqinj te Greqise, ka qene nje maratone disi e gjate dhe teper e ngjeshur, e cila ka ardhur vazhdimisht ne ngjitje, per tu kurorezuar ne daten e shenuar 4qershor 2016-te ku ai u shpall kampion Europe ne peshen 75 kg duke fituar gjerdanin e arte ne Petrich te Bullgarise. Nje fitore e shumpritur kjo qe beri krenar jo vetem Adriatikun dhe familjen e tij, por edhe Golloborden treven ku lindi dhe u rrit, Bulqizen, Dibren dhe mbare Shqiperine.
Ne çdo takim te zhvilluar edhe pse ka luajtur per ekipin grek, ai ka shfaqur hapur ndjenjen e krenarise kombatare, pasi ne asnje rast nuk ka harruar Shqiperine ku lindi dhe u rrit, duke u prezantuar Adriatik Cami Albaniaa, si dhe duke ngritur flamurin shqiptar
Kampioni I Europes, me thjeshtesine dhe urtesine qe e karakterizon, e cila vlen per tu theksuar, tregon se ende I mbetet mjaft pune per te bere, ne ambicien per ta ruajtur gjerdanin e arte. Madje kampioni nuk fsheh edhe ambicien e idene per te ngritur ne vendin e tij nje palester per stervitjen e gjeneratave te reja ne sportin e kik boksit, ku natyrshem qe nevoitet edhe nje vemendje me e madhe e shtetit per ta perkrahur e ndihmuar ne realizimin e planeve dhe projekteve te tij per promovimin e ketij sporti

Artikuj te ngjashem

Me te fundit