Spitali i Bulqizës i është nënshtruar rikonstruksionit të pjesshëm, kryesisht në atë hyrëse, sallën e emergjencave, sallën e grafive, por edhe në ambientet e jashtme.
Gjendja e spitalit të Bulqizës ka qenë shumë e keqe, kjo e denoncuar shumë herë nga mediat e ndryshme vendase, por nga ana tjetër ky spital përballet edhe me mungesën e mjekëve të specialist.
Me këtë investim, kostoja e të cilit ende nuk dihet janë përmirësuar vetëm disa prej ambienteve, por që ende ka shumë probleme, ku më e theksuara është në pjesën e pediatrisë.
Tvbulqiza.al sjell imazhet e spitalit, foto shkrepur vetëm pak ditë më parë.
/tvbulqiza.al