Një i ri është vënë në qendër të një sulmi që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, një i ri nga Manatia e Lezhës i cili po udhëtonte me një makinë është ndjekur nga një makinë tjetër, ku ndodheshin 4 persona.
“Në autostradë, 35-vjeçari me inicialet M. B., banues në Manati, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, e kanë ndjekur 4 persona me mjetin tip “Benz””, thanë burime zyrtare nga policia.
Sipas tyre, 4 personat e kanë arritur të riun dhe i kanë goditur e dëmtuar mjetin me gurë e leva.
Uniformat blu thanë se, është duke u punuar për gjetjen e mjetit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/tvbulqiza.al