Gazetari shqiptar që jeton në Greqi, Shpëtim Zinxhiria, ka bërë një denoncim të rëndë. Sipas tij një adoleshent shqiptar është masakruar nga dy policë grekë, ndërsa nuk ka asnjë reagim nga përfaqësuesi i policisë shqiptare në Athinë.
Dhunohet nga policia greke edhe një 15-vjeçar shqiptar që spitali e shpëtoi për mrekulli nga vdekja. “Dje një 15 -vjeçar nga qyteti i Elbasanit është goditur nga dy polici grek. Njëri prej tyre ka hequr skafandrën dhe e ka goditur fëmijën në organet gjenitale në sy të disa qytetarëve. Fëmija është dërguar në spital ku ka marrë mjekimet përkatëse. Goditja ka lënë gjurmë dhe mjekët kanë raportuar për këtë ngjarje.
Ajo ka ndodhur në Kato Patisja me autorë nga dy punonjës policie që i përkasin Komisariatit të Policisë, Agio Pantelimona. E publikoj këtë pasi përfaqësuesi i policisë shqiptare pranë Ambasadës Bujar Mema nuk do të komunikojë për të tilla raste. Është një turp që vetëm me shtetin shqiptar ndodhin këto.
Nëse Shtetit shqiptar i bie në vesh kjo gjë le të bëjë “detyrën e shtëpisë” të bej atë që i takon. Boll me përralla të “Një mijë netëve””, shkruan Zinxhiria në profilin e tij në Facebook.
/tvbulqiza.al