Në ditën e shenjtërimit të nënë Terezës, media online Huffington Post në gjuhën frënge ka publikuar një shkrim (që për orë të tëra ka okupuar ballinën e saj) ku flitet edhe për anët e errët të shenjtores. Që në nëntitull theksohet se ajo është një shenjtore kontroverse plot hije.
Fillimisht “HP”, të cilin Lapsi.al po e sjell në shqip për të treguar se “bota” nuk e sheh në mënyrë uniforme shenjtoren shqiptare, pranon se emri i shqiptares Gonxhe Bojaxhi është rrënjosur në gjuhën e folur aq sa njerzit e përdorin në shprehjen: “Unë nuk jam Nënë Tereza” kur dikush i qan një hall. Më pas ajo thekson se kjo grua në të gjallë të saj u bë simboli i mirësisë, bujarisë, altruizmit…
Por, përpos debatit mbi mrekullitë që ajo ka bërë (edhe ato të diskutueshme në bazë të njerzve që besojnë ose jo) mbi të rëndojnë edhe një sërë dyshimesh që e gërryejnë mitin e saj.
Mes tyre Huffington Post, i përshtatur nga Lapsi.al rendit miqësinë që ajo ka pasur me diktatorë gjakatarë dhe miliarderë cinikë, qëndrimet që ajo ka mbajtur kundër abordit, përdorimin e misionit të saj jo vetëm për ti shërbyer të varfërve, por edhe për ti konvertuar ata në katolike, si dhe menaxhimin e dyshimtë të të ardhurave që jepeshin për misionin e saj.
“Huff” ne gjuhën frënge, të cilin Lapsi.al e ka përcjellë të përmbledhur, sjell edhe dëshmi të ndryshme. Kështu një ish vullnetare e shtëpive të pritjes në Kalkuta ka deklaruar se brenda tyre, dhimbja glorifikohet, por nuk shërohet. Sipas asaj që ka folur për revistën “L’Obs” tek motrat e nënë Terezës të sëmurët merrnin pak ose fare pak shërbime, ekzistonte një higjenë larg kushteve optimale dhe motra pa kompetencë mjeksore.
“Doktori dukej vetëm një herë në javë dhe pacientët me kancer kuroheshin me aspirina ose me vitamin” ka pohuar ajo.
Hemley Gonzalez, një tjetër vullnetar, i pyetur nga CNN ka pohuar të njëjtën gjë. “Kur unë propozova të instalonin paisjen e ujit të ngrohtë për të evituar që të sëmurët të laheshin me të ftohtë mu përgjigjën: “nuk bëjmë nga këto gjëra këtu, i rëndësishëm është vullneti i Jezusit”. Të njëjtat mangësi i ka vënë re edhe revista shkencore me emër ndërkombëtar The Lancet.
Në thelb po të njëjtat gjëra pranonte edhe një studim kanadez i publikuar në vitin 2013.
“Në misionet e fetares më kot të sëmurët presin të marin përkujdesjen që u takon. shumica e tyre shkojnë për të vdekur, jo për të marë ndihmën mjekësore”. Këtij raporti i bënte jehonë edhe Radio Kanadaja e cila këto mangësi më shumë i’a mvishte, konceptit që nënë Tereza kishte për vdekjen sesa mungesës së mjeteve të duhura.
Një fetare reaksionare
Në një artikkul të botuar në vitin 2003 eseisti britanik dhe amerikanan Christopher Hitchens denonconte vizionin ultrareaksionar dhe fundamentalist të Nënë Terezës duke u bazuar në konceptin e saj për abordin. Kështu në vitin 1994 ajo pat deklaruar përpara presidentit amerikan të kohës Bill Klinton dhe gruas së tij Hilari : « Kërcënimi më i madh për paqen sot në botë është abordi, sepse bëhet fjalë për një luftë kundër fëmijëve, për një lufrë direkte kundër të vegjëlve të pafajshëm, për një luftë të vetë nënës kundër foshnjes së saj.
Si mund tu themi ne njerzve të mos vrasin njëri tjetrin kur ne i japim leje një nën të vrasë fëmijën » ?
Sipas të përjavshmes katolike franceze Temoiniages Chretien (dëshmi kristinane shënim Lapsi.al), nënë Terez kishte një vizion shumë më të parpambetur edhe se vetë tekset zyrtare të kishës lidhur me seksualitetin, kontrollin e lindshmërisë dhe përhapjen e Sida-s.
Por, përpos këture qëndrimeve konservatore ajo është akuzuar në Indi se e ka përdorur misionin e saj bamirës për të konvertuar të varfrit në katolikë. Shefi i nacionialistëve indianë,
Mohan Bhagëat, e ka shenjuar direkt në vitin 2015 se « në emër të shërbimit janë kryer konvertime fetare. Dhe Bhagëat nuk është i vetmi që ka përdorur këtë fjalë. Të tjerë në indi kanë guxuar ta akuzojnë deri për kolonializëm.
Një menaxhim financiar i dyshimtë
I njëjti artikull i Huffington Post, i cili i referohet një studimi, të cilin gjithashtu Lapsi.al po e sjell të plotë, flet për keqmenaxhim parash. Shumat maramendëse që i dhuroheshin nënë Terezës shpërndaheshin në shumë llogari disa prej të cilave sekrete. Kjo e ka bërë një studiues të pyesë : « Duke njohur manaxhimin shumë koprac të nënë Terezës mund të pyesim se ku kanë përfunduar fondet e mëdha të mbledhura prej saj » ?
« Përgjatë përmbytjeve të shumta në Indi dhe gjatë katastrofës së Bhopal, ajo ka dhuruar shumë medalionë të virgjëreshës Mari, por jo ndihmë financiare direkte » nxjerr si konkluzion studimi kanadez (shënim :Lapsi.al). Gjithashtu ajo është akuzuar se më shumë ka financuar kuvendet e murgeshave sesa infermieritë.
Edhe origjina e disa prej foneve të thithura nga nënë Tereza ka shkaktuar gjithashtu polemikë. Kështu përshembull në vitin 1981 ajo është dekoruar nga Jean-Claude Duvalier, regjimi i të cilit e mbështeste financiarisht. i akuzuar për krime kundër njerzimit, diktatori haitian bënte një jetë prallore në një vend ku njerzit vdisnin për bukë. Ai ka praktikuar torturën pengmarrjen si dhe trafikun e organeve apo të drogës. Një tjetër mbështetës i dyshimtë i nënë Tërezës ka qenë edhe Charles Keating, të cilin ajo e mbrojti edhe pas procesit që i bënë në vitin 1992. i konsideruar si një nga mashtruesit më të mëdhenj amerikan, ky miliarder dhe katolik fundamentalist, ka famën e njriut që u pasurua duke zhvatur kursimtarët e vegjël. Pra ai nuk kishte lidhje sapak me mëshirën kristiane. (Lapsi.al)