E enjte, 21 Nëntor, 2024

PËRFUNDON KONCERTI PËR NËNËN TEREZË NË VATIKAN, NESËR CEREMONIA E SHENJTËRIMIT

vatikan-rdhrs-690x380-690x380Koncerti në Vatikan për nder të humanistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, u përmbyll me interpretimin e himnit të saj nga këngëtarja Inva Mula.
Kujtojmë se vargjet e kësaj vepre artistike të titulluar “Lamtumirë”, ishin shkruar nga vetë Nënë Tereza në vitin 1928, gjatë rrugës që e kishte bërë nga Irlanda për në Kalkutë, njofton Klan Kosova.
Artistët shqiptarë në fund u duartrokitën fuqishëm nga të pranishmit në sallë, ku në mesin e tyre ishin edhe personalitete të njohura politike nga Kosova dhe Shqipëria, si Edi Rama, Sali Berisha, Bujar Nishani, Kadri Veseli, Pal Lekaj, Jakup Krasniqi, etj.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani deklaroi gjatë pjesëmarrjes në koncertin për Nënë Terezën në Vatikan, se shenjtërimi i saj është një moment historik dhe një trashëgimi historike për kombin shqiptar. Ai deklaroi se shqiptarët, po i japin botës një shenjtore që ka dimensionin e nënës.
“Jemi dëshmitar i një momenti historik, i cili reflekton një rrugëtim të vërtetë, por mbi të gjitha një trashëgimi historike botërore, por edhe kombëtare. Një shenjtëri, e cila do të jetë një dhuratë për breza e breza, e qindra e qindra vite të ardhshme. Unë jam shumë i lumtur që sot jam pjesë e kësaj gjenerate që jeton këtë ditë. Këtu, pa dyshim jam fal ftesës së organizatorëve të këtij koncerti të mrekullueshëm. Nesër kemi shansin dhe fatin të jemi prezentë në shenjtërimin e Nënë Terezës, zyrtarisht nga ana e Papa Franceskut”, deklaroi Nishani.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit