E enjte, 28 Nëntor, 2024

Bulqizë, vazhdojnë reshjet e dendura të shiut

moti-768x432Që prej ditës së djeshme Bulqiza është përfshirë nga reshje të dendura shiu.
Në këto kushte moti i nxehtë dhe me diell do t’ia lërë vendin vranësirave të vjeshtës, ndërsa që prej së martës pjesa më e madhe e vendit tonë do të përfshihet nga reshjet e dendura të shiut.
“Mëngjesi i së martës do të preket nga reshje të dendura në të gjithë territorin, kryesisht në Shkodër, Lezhë, Kryeqyteti, por dhe në jug të vendit. Do të jenë reshje shiu mbi 80 mm, që mund të shkaktojnë edhe përmbytje”, bën të ditur meteorologia Rezarta Xhakollari.
Reshjet e shiut pritet të sjellin dhe një rënie të menjëhershme të temperaturave.
“Në zonat malore temperaturat nuk do të kalojnë 15 gradë, ndërsa në zonat e ulëta dhe ato bregdetare maksimalja nuk do të kalojë 22 gradë. Pra, kemi një rënie drastike me 10 deri në 15 gradë Celsius. Këto temperatura do të shoqërohen me një erë të fortë në det, me një valëzim nga 5 deri në 6 ballë”, sqaron Xhakollari.
Shiu dhe këto nivele temperaturash do të vijojnë deri ditën e enjte, ndërsa gjatë fundjavës reshjet do të ulin intensitetin dhe temperaturat do të rriten sërish.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit