E premte, 22 Nëntor, 2024

Maqedoni, identifikohen kosovarët që humbën jetën nga rrëzimi i avionit

2-126-620x330
Megjithëse ende nuk është bërë e mundur gjetja e avionit të vogël privat, që dyshohet të jetë rrëzuar në Vesel të Maqedonisë, mediat italiane shkruajnë se në bordin e tij ndodheshin 6 persona, 4 me shtetësi italiane dhe 2 shtetas nga Kosova.
Ndërsa burime policore në Shkup thonë se njëri nga viktimat nga Kosova quhet Visar Begaj, ndërsa viktima tjetër është vëllai i tij.
Ata ishin nisur nga Italia për të investuar në Istog te Kosovës. Avioni “Piper” ishte nisur nga Trevizo dhe kishte për destinacion kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.
Sipas mediave italiane, avioni kërkoi të bëntë një ulje në Shkup për t’u furnizuar me karburant.
Ai u zhduk nga radarët në orën 17:40. Të parët që e dhanë lajmin për rënien e tij kanë qenë banorët e fshatit të Veterskos, që kanë dëgjuar zhurmën e shpërthimit.
/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit