Rreth 800 mijë përdorues të regjistruar në faqen pornografike Brazzers janë bërë publikë nga një grup piratësh kibernetikë.
Të dhënat besohet se janë siguruar nga një boshllëk sigurie mes faqes Brazzers dhe forumeve të lidhura me të.
Hakerat kanë mundur të sigurojnë emrat e përdoruesve, adresa të postës elektronike dhe fjalëkalimet.
Sipas faqes Motherboard, të dhënat besohet se janë vjedhur që në vitin 2013, por vetëm tani janë publikuar prej hakerave.
/tvbulqiza.al