Një 28-vjeçare nga Tirana, Blerina Shpata, ka goditur me grushta një burrë me iniciale M.A. për t’i marrë çelësat e makinës.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme para Bankës së Shqipërisë dhe autores Blerina Shpata i ka ardhur në ndihmë 25-vjeçari Indrit F., fill pasi viktima i është kundërpërgjigjur me grushta.
Policia i ka vënë menjëherë prangat vajzës dhe ka nisur hetimin ndaj bashkëpunëtorit të saj sepse, siç njoftoi, “në bashkëpunim me njëri tjetrin, me vetëgjyqësi, kanë goditur me grusht, duke i marrë çelsat e mjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasit M. A. “
Mbi ta rëndojnë akuzat e parashikuar nga Nenet 25, 277, 89 e 134 të Kodit Penal.
GE/tvbulqiza.al