Pothuajse një miliard euro rroga në Serinë A për sezonin 2016-2017 do të përfundojnë në llogaritë bankare të futbollistëve të 20 skuadrave elitare në Itali.
Pas transferimit për 90 milionë euro te Zonja e Vjetër, ku u shndërrua në lojtarin më të kushtueshëm në historinë e Serisë A, Gonzalo Higuain bëhet edhe më i paguari, me 7,5 milionë euro neto. Argjentinasi kaloi Daniele De Rossi në kuotën 6,5 milionë euro dhe Pjanic Pjanic, 4,5.
Përsa i takon 8 shqiptarëve që militojnë në këtë edicion të futbollit italian, Elseid Hysaj është lojtari më i paguar nga kuqezinjtë. Mbrojtësi i Napolit përfiton 600 mijë euro në sezon, por me zyrtarizimin e kontratës së re, paga e tij pritet të shkojë në afro 1 milionë e 500 mijë euro.
/tvbulqiza.al