E diel, 24 Nëntor, 2024

Blerja e votave në Dibër, pas dyshimeve partitë ndryshojnë totalisht komisionerët

14066459_937631393014449_1232768799752610055_o
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  njoftoi se sot, pak para fillimit të shpërndarjes së bazës materiale nga KZAZ nr. 19 për çdo qender votimi, partitë politike kanë kërkuar ndryshimin e anëtarësisë së 116  Komisioneve të Qëndrave të Votimit nga 118 KQV në total.
KZAZ, me kërkesë të partive politike për ndryshim të anëtarësisë së Komisioneve të Qendrave të Votimit, ka marrë 116 vendime për lirimin e anëtarëve  të emëruar më parë dhe emërimin e anëtarëve  të rinj.
Ndryshimi i 98.3% % e anëtarësisë së Komisioneve të Qendrave të Votimit, bën që edhe ata pak komisionerë të trajnuar nga KQZ, të mos jenë pjesë e procesit zgjedhor.
Në këto kushte KQZ po merr të gjitha masat që përmes instepktorëve të KQZ-së që janë prezent pranë KZAZ-së nr. 19, Dibër, komisionerët të trajnohen para marrjes në dorëzim të bazës materiale zgjedhore për Qendrat e Votimit.
/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit