E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Rreziku nga orizi…plastik!

orizKina është ndër eksportueset më të mëdha të orizit në botë dhe për të përballuar nevojat ka filluar prodhimin e orizit plastik duke rrezikuar kështu shëndetin e konsumatorëve. Deri më tani janë identifikuar raste të makaronave të prodhuara me kimikate, mishit të derrit me baktere fosforishente, vezëve falso, hudhrave, qumështit me melaminë, arrave të mbushura me çimento, mishit të miut të maskuar si mish viçi, lëngut të frutave të shitur si verë dhe së fundmi por jo për nga rëndësia, orizit plastik.
Raste të orizit plastik janë identifikuar në Indi, Indonezi, Vietnam dhe Singapor. Besohet që orizi plastik përmban materiale sintetike, vdekjeprurëse, dyll pishe dhe patate. Ai përzjehet me oriz natyral dhe është pothuajse e pamundur ta dallosh me sy të lirë. Por ama, nëse e gatuan, orizi plastik është i fortë, ndërsa supa mban era plastikë të djegur.
Tre pjata me oriz plastik të prodhuar me patate dhe plastikë janë të barazvlefshme me një qese plastike.
 
Rrjeti Ndërkombëtar për Sigurinë Ushqimore, ka marrë një sërë kërkesash nga vëndet anëtare në Azi për të hedhur dritë mbi lajmin e prezencës së orizit plastik në tregje dhe i ka kërkuar Kinës më shumë informacion. Kjo e fundit nuk ka dhënë asnjë të tillë, ndonëse një vend Aziatik raportoi për një sëmundje të shkaktuar nga konsumimi i këtij orizi, edhe pse një gjë e tillë nuk u konfirmua.
/tvbulqiza.al
 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit