Një votues u kap duke fotografuar votën në një nga qendrat e votimit të qytetit të Peshkopisë.
Gjon Cen Mehmeti, sipas Partisë Demokratike, është votues i Partisë Socialiste. Vota e tij e hedhur në Qendrën e Votimit nr. 1136 në Dobrovë, u shpall e pavlefshme.
Ai e kishte plotësuar fletën e votimit për kandidatin e Partisë Socialiste, por pasi u zbulua se po e fotografonte, nuk u lejua ta hidhte në kuti.
Sipas PD, kjo është një tjetër provë e blerjes së votës nga PS. PD thotë se ka struktura në çdo qendër votimi për të mbrojtur votën e qytetarëve dibranë.
/tvbulqiza.al