Lëkundje tërmeti janë ndjerë në mesditë në Maqedoni dhe në zonat përreth. Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Europiane tërmeti ka qenë me magnitudë 5.2 ballë.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 5 km nga Shkupi, ndërsa është regjistruar në orën 15:10 minuta të së dielës, lëkundjet janë ndjerë edhe në Bulqizë.
Tërmeti është ndjerë edhe në disa qytete të tjera të vendit, por edhe në Serbi dhe Kosovë.
Nuk ka të dhënë për dëme materiale.