Maqellara është vënë në qendër të vëmendjes në këto zgjedhje për kryetarin e Bashkisë së Peshkopisë, pasi aty duket se ka disa probleme.
Siç raportojnë mediat, një prej problemeve është teknik, ndërsa një tjetër problem është faktin se zyrtarë shtetërorë janë në qendrat e votimit duke bërë fushatë që qytetarët të votojnë për njërin prej kandidatëve.
Gazetari i News24, Enver Doçi në një lidhje telefonike ka bërë të ditur se “funksionarë të shtetit janë duke bërë presione dhe fushatë në hyrje të qendrave të votimit në Maqellarë, duke u thënë votuesve që të votojnë për njërin prej kandidatëve në zgjedhje”.
Ky është një skandal, pasi nuk lejohet asnjë zyrtar shtetëror apo person që të qëndrojë tek qendrat e votimit dhe të bëjë fushatë për njërin apo tjetrin kandidat.
/tvbulqiza.al