“Shtabi Elektoral i Partisë Demokratike ka marrë informacion për shpërndarjen e parave, thaseve me miell si dhe perpjekje per shantazhe ndaj votuesve gjatë natës së mbremshme nga disa grupe të strukturuara kriminale të drejtuara nga administratorë, kryepleq dhe drejtorë e zyrtare të administratës publike, nën mbrojtjen e nje grupi punonjesish te policisë të drejtuar nga kryekrimineli Bert Aga.
Kështu, banoret e Maqellares kapen ne mesnate duke shperndare leke per blerje votash zyrtarin e Drejtorise se Tatimeve Artan Isaku, vartes i shtetasit Dionis Ymeri me detyre Drejtor i Tatimeve per Dibren. Dionis Ymeri eshtë kallëzuar penalisht nga Partia Demokratike në prokurori me date 1 shtator si anetar i grupit të strukturuar kriminal për blerje votash në fushatën e Dibrës. Konkretisht shtetasi Dionis Ymeri, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Dibër, është kallzuar ne Prokurori si personi përgjegjës i ngarkuar me detyrën e sigurimit të fondeve financiare për blerjen e votave.
Në vend të ndalimit dhe arrestimit në flagrancë të këtyre personave, segmente të policisë të drejtuar nga kryekrimineli Bert Aga, i kane dhene mbështetje këtij krimi elektoral. Bert Aga eshte kallzuar penalisht nga Partia Demokratike me 1 shtator si anetar kryesor i grupit te strukturuar kriminal i cili ne abuzim te detyres se shefit te Komisariatit te Peshkopise ushtron presion ndaj zgjedhesve dhe ofron mbeshtetje logjistike dhe mbrojtje ekstraligjore per operacionin e shperndarjes se parave ne kembim te votave.
Partia Demokratike i kerkon Prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal për këtë grup të strukturuar kriminal të kallzuar nga Partia Demokratike që nga data 1 Shtator.
Partia Demokratike i siguron qytetaret e Dibres se nuk do te lejoje me asnje cmim tjetersimin e vullnetit te tyre nga bandat e Edi Rames.
Vota është e shenjte. Asnje presion, asnje kriminel me mbrojtje shteterore nuk do ta ndale dot vullnetin e dibraneve.
Partia Demokratike ju ben thirrje qytetareve dibrane te marrin pjese masivisht ne votime dhe te shprehin me voten e tyre te lire vullnetin e tyre sovran e te patjetersueshem”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga selia blu.
/tvbulqiza.al