Në Dibër ka rifilluar numërimi i votave për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri ndërmjet dy kandidatëve: atij të majtë, Muharem Rama dhe atij të djathtë, Sherefedin Shehu.
Në orën 5:00, numëruesit vendosën të bëjnë një pushim pasi numëruan live, fletët e 50 qendrave të votimit dhe ku socialisti Muharem Rama rezultoi me mbi 9000 vota kundrej demokratit Sherefedin Shehu me mbi 7000 vota. Rama kryeson deri tani me 2030 vota.