Policia e Bulqizës në bashkëpunim me Policinë Kufitare kanë evidentuar e goditur një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve.
Rreth orës 17:00, të datës 13.09.2016, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasit F. L, 59 vjeç, banues në Gjoric e poshtme, Bulqizë.
Procedimi penal ndaj këtij shtetasi ka filluar pasi, është kapur nga punonjësit e policisë kufitare Viçisht dhe shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë Bulqizë duke transportuar 8 metër kub lëndë drusore të llojit “Ah” me kamionin tip “Ifa”, me targë AA 901K, nga Mali i Raducit mbi fshatin Kalenjë për në Gjoricë të poshtme, Bulqizë.
Sipas policisë lënda drusore dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Dibër, në ngarkim të shtetasit F. L, për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve” parashikuar nga neni 205, i Kodit Penal.
G.E./ tvbulqiza.al