E diel, 24 Nëntor, 2024

Rama miting falenderues në Dibër

unnamed-1-18Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama kanë mbajtur sot në Dibër, mitingun e fitores së kandidatit të majtë Muharem Rama për postin e kryebashkiakut.
Rama ka garantuar dibranët se do t’ua ndërtojë Rrugën e Dibranit duke sjellë si provë faktin se edhe dje ishte takuar me ambasadoren kineze: “Nuk e di nëse më besoni apo jo, por ambasadoren kineze për Rrugën e Arbrit e kam takuar me shumë se ambasadorin amerikan për Reformën në Drejtësi dhe i kam thënë se edhe po të mos jeni ju dakort, po s’e filluam bashkë, unë do të gjej mënyrën ta filloj edhe pa ju!”- tha ai.
Në qëndër të fjalimit të Ramës, ashtu si dhe të deputetëve socialistë para tij ka qënë reagimi ndaj akuzave të PD-së për fenomenin e blerjes së votave në masë që sipas tyre, u solli fitoren:
“PD, në momentin kur sheh se nga numërimi po merr vetëm “opingën e Sheros”, – tha kryeministri, – u turret dibranëve duke i akuzuar si bashkëpunëtorë të krimit. Por unë do të falenderoja sot jo vetëm 18 mijë votuesit e Muharemit, por nuk do të le pa falenderuar edhe ata të tjerët që nuk votuan.
Ështe e pandodhur në histori që një parti e madhe në garë të falenderojë vetëm votuesit e saj dhe të tjerët t’i harrojë, duke harruar se kur fyen dhe ofendon shumicën, fyen dhe ofendon sovranin popull.
Në Dibër, ka shumë familje të persekutuara që e kanë votuar PD-në për vite. Sot që kanë vendosur të votojnë Muharem Ramën, ju pranoni se janë bashkëpunëtorë të kartelit të drogës?! Në Dibër, ka një llogari shumë të thjeshtë për t’u bërë: Muharemi ka arritur të bashkojë të gjitha votat e 2015-ës,” theksoi Rama.
Dhe në përfundim, ai iu rikthyer Rrugës së Arbrit duke bërë një autokritikë dhe një premtim:
“Nuk kam ardhur në Dibër për një periudhë të gjatë pas zgjedhjeve të 2013-ës se thosha: Ja do vete, por çfarë do t’u them?! Nuk e di nëse më besoni apo jo, por ambasadoren kineze për Rrugën e Arbrit e kam takuar me shumë se ambasadorin amerikan për Reformën në Drejtësi dhe dje isha në takim me të dhe i thashë: Nesër do t’ua them dibranëve sa shumë kemi ndenjur bashkë dhe kur do të shkojmë bashkë për t’u thënë që punimet do të fillojnë? Se edhe po të mos jeni ju dakort, po s’e filluam bashkë, unë do të gjej mënyrën ta filloj edhe pa ju!”

Artikuj te ngjashem

Me te fundit