Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka bërë identifikimin e personave të dyshuar për plagosjen me sende të forta ndaj shtetasit libanez F.M., ndodhur më datë 10 shtator, transmeton TCH.
Policia ka arrestuar 26-vjeçarin Skënder Kraja, banues në Durrës, i dënuar më parë. Ky shtetas, në bashkëpunim me dy të tjerë dyshohet se, në aksin rrugor Kashar-Rinas, pas një përplasjeje mjetesh, ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime libanezit 55-vjeçar, banues në Tiranë.
Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasve V.D., 32 vjeç dhe L.M., 39 vjeç, të dy banues në Durrës.