Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burg ish ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera.
Krahas dënimit me 20 muaj burg, Kserës i mohohet edhe e drejta e marrjes së detyrës shtetërore dhe funksioneve publike për 5 vite.
Prokuroria kërkoi tre vite burg për ish-ministrin, duke akuzuar se ka abuzuar me fondet e buxhetit të shtetit në shumën e 30 milionë lekëve. Sipas Prokurorisë, Ksesa ka përvetësuar shumën në fjalë, edhe pse fondet kanë qenë të destinuara për aktivitete në dobi të komunitetit rom.
/tvbulqiza.al