Parrula të shumta kanë mbushur rrugët e Mostarit në Bosnje ditën e sotme, si shenjë kundër mbajtjes së burkës.
Sipas portalit Klix.ba, shumica e popullsisë së Mostarit, edhe pse i ka cilësuar parullat si “çnjerëzore”, është kundër paraqitjes dhe sjelljes së turistëve arabë, të cilët luten në ambjente të hapura, përfshirë parqet e qytetit.
Veprime këto që shihen si të qëllimshme dhe si sfiduese në Bosnje, ku njerëzit luten vetëm në xhami, ose në shtëpitë e tyre dhe ku gratë myslimane mbajnë vetëm hixhab, ose velon që lë fytyrën zbuluar.
Ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga qeveria e Bosnjes.
/tvbulqiza.al