Një aksident me pasojë dy persona të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Ura e Gjolës, në aksin Fushë-Krujë – Rinas.
Makinat e përfshira në aksident janë, një Volksëagen me targa AA 423 LB me drejtues Lulëzim L, 30-vjeç, ndërsa tjetra Sharon me targë AA 089 NC me drejtues Besmir K.
Një nga makinat ka përfunduar në kanal nga përplasja e fortë, ndërsa tjetra mbi bordurat mbrojtëse të rrugës, shkruan Lapsi.al
Në gjendje të rëndë sipas mjekëve është Besmir K., ndërsa gjendja e të plagosurit tjetër është më e mirë.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, ndërsa nga të dhënat e para mendohet se shkak ka qenë shiu i dendur dhe terreni me lagështirë duke sjellë humbjen e kontrollit të mjeteve dhe më pas përplasjen.
/tvbulqiza.al