Një shtetas me iniciale A. Rr. dyshohet se në unazën e qytetit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Benz” , drejtuar nga shtetasit K.B, 19 vjeç, banues në Laç.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 13:30.
Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 gëzhoja model 54 kalibër 7. 62 mm.
Nga policia po punohet për kapjen e autorit.
Materialet për ngjarjen u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin.
G.E./tvbulqiza.al