Shitja e votes cinikisht dhe ne kushte te caktuara eshte nje sjellje qytetare racionale.
Etikisht quheni si te doni.
Perse racionale?
Sepse ai qe e shet voten mendon se politikisht kudo qe ta hedhi voten, per te gje nuk ndryshon, atehere rruga e vetme qe i mbetet eshte ta ktheje voten ne leter me vlere, ne nje cek, ne lek.
T’ja shesi atij qe e blen me shtrenjte, sikur shiten brreket e ndonje artisteje te madhe ne ankand. Kush i blen per 20.000 leke? Une! Ka oferte tjeter? 1,2,3… Iku u shiten !
Edhe une ashtu do ta shisja po ta mendoja! Me nje dopjo kadaif.
Shume e arsyeshme si zgjedhje.
Pse ata qe e japim voten ne shkembim te vendeve te punes, te tenderave, te privilegjeve, à nuk e shesin voten?
Perse e bleni voten me poste ministrash qe jepni per shkembim dhe ankoheni kur e blejne me leke ne dore, cash?
Cfare ndryshon, vec cmimit?
Pse mos e kthesh voten ne parà kur si parà ne histori kane sherbyer edhe kripa, erezat, peshku i thare, luget, pirunjte e argjende!
Cfare ka ketu per t’u ankuar?
Madje kur ua shesin drogaxhinjve, tregon se me mire konsiderohen ata sesa se nje zgjedhje tjeter. E rende jo?
Doni qe vota mos shitet?
Jepini asaj vleren politike qe ajo duhet te kete.
Bejeni politiken e besueshme e mos e mbyllni ate ne kutine e televizionit, diten enjte, si folkor urban, duke ngjitur ne tribuna elektorale lloj lloj klounash te eksituar nga narcizmi i fjalimeve te tyre.
Perse tufe idiotesh eshte mileti! Te degjoje brockulla!