E diel, 24 Nëntor, 2024

Shqipëria humbet 450 milion euro investime

lalz-1Kompania e drejtuar nga Libanezi Fadi Mitri ka deklaruar largimin nga Shqipëria duke lënë pas një kosto miliona euroshe. Shkak i largimit është dhuna fizike ushtruar 10 ditë më parë ndaj ndaj presidenetit të kompanisë “Omnix”, e cila do të investonte në gjirin e Lalëzit për ndërtimin e një kompleksi turistik.
Projekti turistik i miratuar vetëm dy muaj më parë në Këshillin Kombëtar të Territorit parashikonte ndërtimin e një resorti gjigant, që do të punësonte rreth 1200 veta deri në vitin 2018.
Sipas Omnix, projekti e shndërronte Shqipërinë në një nga destinacionet kryesore turistike në Ballkan dhe do të kontribuonte në rritjen ekonomike të vendit.
“Omnix Albania dënon ashpër këtë ngjarje të rëndë kriminale, e cila sjellë indinjatë për çdo shqiptar. Duke filluar nga sot Omnix tërhiqet nga çdo investim në Republikën e Shqipërisë”, sqaron deklarata.
/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit