Policia e Tiranës kërkon ndihmë për identifikimin e një kufome të skeletizuar, të gjendur me datë 12 shtator, në Kodër Selit, i cili është i seksitmashkull, mosha rreth 20 vjeç dhe me gjatësi mbi 160 cm.
Së bashku me skeletin janë gjendur:
– Një palë atlete “ADIDAS”
– Një palë tuta, ngjyrë blu.
– Një palë të brendshme me ngjyrë gri, me mbishkrimin “MEN sport”.
Policia njofton se për çdo informacion që qytetarët mund të kenë në ndihmë, për të bërë të mundur identifikimin e këtij skeleti, të kontaktojnë në numrin e telefonit pa pagesë 112 ose në numrat e telefonit 0694110202 dhe 0694108352.
G.E./ tvbulqiza.al