Policia e Mirditës ka ndaluar Pal Prendecën, pasi dyshohet si autori I plagosjes së shtetasit N.P., ditën e sotme rreth orës 07:45.
68 vjeçari ishte banues Kuzhnen – Mirditë, dhe ishte fshehur në një banesë të braktisur në zonën e Kuzhnenit.
Pas ndërhyrjes dhe kapjes së këtij shtetasi, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe arma e zjarrit e llojit automatik me të cilen ka kryer plagosjen.
Sipas policisë po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.
G.E./ tvbulqiza.al