Ndoshta nuk e keni vënë re me saktësi, por njëri nga “mjekët” që përcollën në aeroportin “Nënë Tereza” biznesmenin libanez Faad Mitri, ishte deputeti i PS Eduart Ndocaj. Ky i fundit, shkruan në Facebook-un e tij plot krenari se vet ai është rrahur kur ka qenë emigrant disa vite më parë, dhe tani i ka kërkuar biznesmenit të huaj që mos të largohet nga biznesi në Shqipëri për një “dru rruge”.
Eduart Ndocaj i ka bërë dhe një premtim, se do t’i shkojë për vizitë në SHBA biznesmenit libanezo-amerikan.
Ja çfarë shkruan Ndocaj në Facebook:
Deputeti Ndocaj kudo i gjetur. Ishte i vetmi deputet qe i veshur si mjeke percolli deri ne aeroport biznesmenin libanez. Madje, Ndocaj i prremtoj Libanezit qe pas sherimit do te shkonte ta vizitonte ne shtepine e tij ne USA.
Ndocaj i tha se shqiptaret kane ngrene shpesh dru per emigracion te paligjshem, por prape jane bere biznesmen. Ndersa burri per nje dru rruge nuk e braktis projektin e biznesit.