E enjte, 28 Nëntor, 2024

PD: “20 mijë maturantë të braktisur nga faza e parë”

1474454636lucianoFaza e parë e seleksionimit të maturantëve ka përfunduar për ti lënë hapsirë zgjedhjes me 10 preferenca për të fituar të drejtën e studimit. Por sipas PD kjo nuk është zgjidhje për studentët të cilët investuan 3 vite shkollim për të mbetur në fund me ankth nëse do munden të studiojnë atë që duan.
“Rreth 20 mijë maturantë janë sot edhe një herë të braktisur nga Edi Rama. Maturantët sot nuk duan thjesht një diplomë, apo një të drejtë studimi çfarëdo. Dikujt që ka ëndërruar të bëhet jurist, apo mjek dhe ka punuar e ka marrë rezultatet maksimale në 3 vitet e gjimnazit, nuk mundet t’i thotë sot qeveria mos u mërzit se ka kuota tek gjeografia, apo puna sociale” ushpre sot në deklaratën e tij për mediat, Luciano Boci.
Faza e dytë për përzgjedhjen e degëve të studimit pritet të mbyllet në ditët në vijim pas daljes së emrave të parë.
/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit